Moti, priten shtrëngata dhe stuhi në fundjavë

 Moti, priten shtrëngata dhe stuhi në fundjavë

reshje1Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë parashikon një përmirësim të motit në orët në viji, duke sjellë ndërprerjen e reshjeve në të gjithë vendin.

Por përmirësimi do të jetë i përkohshëm, pasi në fundjavë do të rikthehen reshjet me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Reshjet nisin të shtunën pasdite dhe të dielën do të bien pothuajse në të gjithë territorin, në formë shtrëngatash dhe stuhie. Sa i përket temperaturave, pritet një rritje e ndjeshme e tyre në të dyja ekstremet.

Nga reshjet e tre ditëve të fundit shumë zona të vendit janë përmbytur. Situata raportohet më problematike në Lezhë, Shijak e Lushnje.

Libohova Online