Mourinho kthehet te Reali, zyrtarizimi pas eliminimit nga Wolfsburgu

zyrtare-shkarkohet-jose-mourinho_hd-780x439Real Madridi është fare pranë që të nënshkruajë me Jose Mourinhon për një rikthim sensacional.
 
Sipas Mirror dhe El Mundo Deportivo, Reali është kthyer nga Mourinho në janar, kur ai ka qenë në bisedime me Mourinhon.
 
Sidoqoftë, disponimi i Unitedit për të mbajtur Van Gaalin dhe duke mos proceduar nënshkrimin me Mourinhon, ka bërë që ky i fundit të mendojë ndërrim destinacioni.
 
Florentino Perez mësohet se është tejet i frustruar me Zinedine Zidanen pas humbjes nga Wolfsburgu dhe ultimatum e ka kualifikimin në xhiron tjetër.
 
Po ashtu, Perez, dëshiron që klubi të fitojë La Ligan, pasi këtë e ka bërë vetëm një herë në shtatë vitet e fundit.
 
Mourinho ishte ai që i solli titullin Real Madridit, në kulmin e epokës së artë të Barcelonës me Guardiolan në krye.