‘Muaj mjalti’ mes këshilltarëve të PD, PS e LSI. Në Gjirokastër votohet buxheti, në Libohovë projektbuxheti

Këshilltarët e tri partive të mëdha në Gjirokastër kanë bashkuar votat, duke miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm për këtë njësi vendore.  Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së bashkuan votat me ata të PS-së .

Diçka e pazakontë kjo po të kemi parasysh të shkuarën, ku ndarja mes palëve, të paktën për buxhetin, ka qenë e madhë.

Ndërkohë në Këshillin Bashkiak të Libohovës është miratuar sot projektbuxheti i vitit 2018, sërish me votat e këshilltarëve të të tre partive.

©Libohova Online