Muaji i pyllëzimit, mbillen fidanë të rinj në Libohovë (FOTO)
December 12, 2016
Në kuadër të muajit të pyllëzimit, sot në Libohovë janë mbjellë disa pemë përgjatë rrugës nga Bashkia te shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”.
Pjesë e aksionit ishin kryebashkiakja Luiza Mandi, nëpunës të Bashkisë, mësues e nxënës të shkollave.
Bashkia thotë se mbjellja e pemëve do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa fton qytetarët që çdokush të japë kontributin personal duke mbjellë nga një pemë dhe të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.