Mungesa e ngrohjes në sallën e kinoteatrit, kryeministri “thumbon” Bimen dhe Ramin
December 12, 2015
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/12/hggfdghjk.jpg)
Gjatë takimit të tij sot në Gjirokastër, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ka lëshuar edhe një kritikë në formë batute për Bashkinë e Gjirokastrës, që nuk ka investuar për pajisje me sistem ngrohje të sallës së kinoteatrit të “Zihni Sako”.
“Shumë respekt për rezistencën tuaj në këtë frigorifer, që mund të përballohet vetëm me dashurinë e madhe për Partinë Socialiste”- ka thënë Rama.
Me siguri që kritika e tij i adresohet kryebashkiakes Zamira Rami, po aq sa edhe ndoshta paraardhësit të saj, Flamur Bime, që e drejtoi Bashkinë e Gjirokastrës për 12 vjet.