Mungon avokati, shtyhet gjyqi ndaj Spiro Kserës
June 27, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/02/spiro-ksera-1-1024x747.jpg)
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera.
Seanca e radhës është caktuar më 21 korrik për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të një prej të pandehurave në procesin ndaj ish-ministrit dhe disa ish vartësve të tij në Ministrinë e Punës.
Prokurori i çështjes e ka cilësuar të qëllimshme mungesën e avokatit të të pandehurës Elda Kozaj, Sokol Hazizaj për të zvarritur më tej procesin gjyqësore.
Ish-ministri Spiro Ksesa dhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Punës akuzohen se përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë vjedhur një shumë prej 30 lekësh nga fondet e ministrisë