Myslimanët festojnë Fiter Bajramin

falja_e_bajramit1Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, lexim Kur’ani e bamirësi, bësimtarët myslimanë të Shqipërisë dhe mbarë botës festojnë sot Fiter Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët i janë drejtuar xhamive dhe teqeve për të kryer faljet e kësaj dite të shënuar.

Pas ritualeve fetare, besimtarët shkojnë për vizita te të afërmit, bëjnë bamirësi tek më të varfërit dhe hanë drekën e Bajramit, në të cilën nuk mungojnë ushqimet karakteristike si byreku, mishi dhe ëmbëlsirat. Mesazhe urime erdhën sot edhe nga krerët më të lartë të politikes në vend, ndërkohë që nuk munguan përsëritjet e kërkesave për ndërtimin e xhamisë së kryeqytetit. Ne Tirane, besimtaret kishin shpalosur edhe nje banderole me mbishkrimin “Free Gaza”.