Myslimanët kremtojnë “Natën e Kadrit”

10259813_858223834204635_5621032045109780409_nNata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të begatë Ramazan. Ajo gëzon një rëndësi të vecantë te besimtarët myslimanë dhe me patjetër ditën që i paraprin kësaj nate duhet agjëruar.

Në librin e shenjtë të Kuranit, janë të shkruara shumë sure për këtë ditë të rëndësishme në besimin islam. Por pse quhet “Nata e Kadrit”? Fjala “Kadr” ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë. 

Kuptim tjetër i kësaj fjale është se “Kadr” do të thotë dhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Gjithashtu “Kadr” ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm. Në një ajet Kur’anor Allahu e quan “Natë të Begatshme” për mirësitë e shumta që u jepet njerëzve. LibohoOnline i uron gjithë besimtarëve myslimanë, gëzuar “Natën e Kadrit”.