Nardi Hide mbledh të rinjtë në Libohovë: Kanë zgjedhur skuadrën fituese, nuk shkojnë me humbësit
Kandidati i PS, Leonard Hide ka mbledhur në një takim disa të rinj të Libohovës. Ai thotë se ky është një takim i parë, por jo i fundit dhe se të rinjtë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, skuadrën fituese të Partisë Socialiste.
“Ku janë të rinjtë është edhe fitorja, është pasioni për të punuar dhe energjia për të çuar përpara punët e mira për Libohovën. Një takim i parë i shkëlqyer, që do të pasohet nga plot të tjerë, si dhe përfshirje konkrete e tyre pas 14 majit në Projektin e Ri Për Libohovën. Këto nuk janë fjalë sa për të thënë e kaluar rastin, por unë besoj vërtet se me një mbështetje më të madhe për të rinjtë që jetojnë sot në Libohovë dhe me kontributin e atyre që janë larguar, ne mund t’i japim rrugë projekteve e nismave të ndryshme për zhvillimin e turizmit e jo vetëm. Të rinjtë e Libohovës e kanë bërë zgjedhjen e tyre; skuadrën fituese të Partisë Socialiste”, shkruan Hide në faqen e tij në Facebook.