Nardi Hide me shtabin e PS në Libohovë: S’keni parë gjë akoma. Shumë më shumë do të jemi në 14 maj kur me votë do t’i japim rrugë një Projekti të Ri

Kandidati i PS në Libohovë, Nardi Hide, thotë s’do të ketë kthim mbrapa në 14 maj dhe se Libohova s’do të bëhet njollë e zezë për Sali Berishën e Ilir Metën. Ja çfarë shkruan ai.

Bashkë me kapitenen tonë Mirela Kumbaro pas një super takimi me skuadrën e Partisë Socialiste në Libohovë. Vërtet jemi shumë, por s’keni parë gjë akoma. Shumë më shumë do të jemi në 14 maj kur me votë do t’i japim rrugë një Projekti të Ri.

Kthim mbrapa s’do të ketë, pak po e sigurt kjo. Kurrë më! Libohova s’do të bëhet njollë e zezë për hallet personale të nongratës dhe hijeve të së shkuarës. Përballë kemi Saliun dhe Ilir Metën. Asgjë e mirë nuk i ka ardhur Libohovës prej tyre. Kurrë!

Do të shkojmë vetëm përpara për punë të tjera të mira që na presin. Punë që po nuk i bëmë ne, ata që kemi përballë nuk kanë asnjë plan, asnjë vizion, as ekip dhe as Qeveri me vete.