Nardi Hide nxjerr spotin: Libohova s’na ka asnjë borxh për t’ua lënë peng dy personazheve (VIDEO)

Kandidati i PS për Libohovën, Leonard Hide, ka publikuar një spot në faqen e tij në Facebook.

“Bashkë ta çojmë Libohovën përpara për punë të tjera të mira. Kthimi mbrapa zhbën gjithçka kemi arritur deri më tani me kaq shumë mund e përkushtim. Libohova s’na ka asnjë borxh për t’ua lënë peng dy personazheve që kur e patën mundësinë nuk bënë asgjë, nuk i thanë kurrë punës mbarë”, shkruan Hide teksa iu bën thirrje qytetarëve ta mbështesin me votë në 14 maj. Shihni pamjet më poshtë.