Nardi Hide: Shkolla “Avni Rustemi” është një tjetër punë që flet vetë. Libohova s’duhet të kthehet në mizerjen dhe dembelizmin e atyre që nuk i thanë kurrë punës mbarë

Nga Leonard Hide

Po kur thonë nuk kemi bërë asgjë për Libohovën, a i keni dëgjuar?! A i keni vënë re se vetëm hedhin vrer kundër gjithçkaje që është bërë në Libohovë a thua se ju jeni të verbër e nuk i shihni punët. A thua se ne s’kemi as kujtesë e as jetojmë këtu për të parë e kuptuar ndryshimin si nata me ditën.

Shkolla “Avni Rustemi” është një tjetër punë që flet vetë. Kurrë më parë s’ka pasur palestër për nxënësit, kurrë më parë s’ka pasur ngrohje me kaldaja, oborr të sistemuar e as ambiente e pajisje të tjera. E nxorrëm në dritë këtë shkollë që fëmijët tanë të edukohen ashtu siç e meritojnë.

Mos më thoni se i kishte ardhur koha këtyre punëve. Jo mor jo, koha aty ishte edhe më parë, por Libohovën e mbanin peng sa për vota dhe vetë fjetën gjumë, nuk bënë asgjë, nuk lanë asnjë gjurmë. Tani janë rikthyer po të njëjtët personazhe që kurrë s’i thanë punës mbarë kur e patën mundësinë dhe duan të marrin në dorë fatin e Libohovës. Kurrë më kthim mbrapa!⛔️

Ne që i kemi bërë këto punë mund të bëjmë edhe plot të tjera. Ata që kurrë nuk i kanë thënë punës mbarë, nuk e meritojnë besimin tuaj. Me ta ka veç mizerje dhe dembelizëm, ne do ta çojmë #PËRPARA Libohovën me punë të tjera të mira në çdo lagje e në çdo fshat.