Nardi Hide: S’ka asnjë mundësi tjetër zhvillimi për Libohovën nëse shkëputet nga bashkëpunimi me qeverinë. Çdo votë për Partinë Socialiste!
Nga Leonard Hide
Miqtë e mi,
Fundi i kësaj fushate është veçse fillimi i një rruge të re që do ta bëjmë së bashku pas 14 majit. Ka qenë një muaj shumë intensiv për mua, kam takuar shumë libohovitë, zagoritë, suhotë, labovitë, nepravishnjotë, stegupolitë, bulotë… kam shtrënguar duart tuaja, jemi parë sy më sy e ju kam folur me zemër të hapur.
Me falënderimin dhe mirënjohjen e madhe që më keni mirëpritur, më keni dëgjuar e besuar, keni ndarë me mua shqetësimet tuaja, zhgënjimet apo pakënaqësitë që janë krejt normale e unë i mirëkuptoj plotësisht, tani është momenti final që të gjithë këtë energji dhe besim ta çojmë te vota për Partinë Socialiste dhe kandidaturën time.
Projekti i Ri që unë kam për Libohovën na çon #PËRPARA, me më shumë punë e shërbime për çdo lagje e fshat të Libohovës.
Ne që i kemi bërë këto punë e kemi dhënë provën së mund të bëjmë edhe shumë më tepër. Kthimi mbrapa në duart e dy personazheve që ishin në krye të Libohovës dhe nuk i thanë kurrë punës mbarë atëherë kur kishin gjithçka në dorë, zhbën gjithçka ne kemi arritur deri më tani me kaq shumë përkushtim e punë.
S’ka sot për sot asnjë mundësi tjetër zhvillimi për Libohovën nëse shkëputet nga bashkëpunimi me Qeverinë, duke u izoluar si një njollë e zezë për llogari të gratave e nongratave e atyre që kanë pranuar për turp të tyre të kërkojnë votën tuaj. Për turp të tyre të kërkojnë vota edhe në emër të vdekjes, duke kërcënuar e trembur njerëz ashtu siç kanë bërë jetë e mot.
Ne jemi në këtë garë për të ardhmen, për të punuar e për të folur më pas me punë. Nuk na ka asnjë borxh Libohova ta dorëzojmë në duart e dy personazheve që e shohin si bordero bashkinë. T’i lemë mënjanë pakënaqësitë, bindjet apo simpatitë personale. Asnjëra nga këto nuk vlen më shumë sesa rruga që do të marrë Libohova.
Nuk është kjo as punë të djathtësh e as të majtësh, nuk është kjo as punë kushërinjsh, as punë force a radhe. Është më shumë më shumë sesa kaq. Është modeli ynë i punës e veprave që flasin vetë, me modelin e tyre të mizerjes e dembelizmit.
Prandaj tani është koha të ngrihemi mbi gjithçka e mbi këdo, të bashkojmë zemrat dhe mendjet e të gjithëve, të flasim me njerëzit tanë, të bindim edhe ata që kanë ende dyshime pse vota e së dielës duhet të shkojë vetëm për PARTINË SOCIALISTE. Me besimin në Zot, me besimin te Libohova, jam i bindur që që 14 maj do të marrim vendimin e duhur. Kurrë më kthim mbrapa. Vetëm #PËRPARA me Partinë Socialist