Nardi Hide takime në Suhë e Stegopul: Prioritet rruga që lidh fshatrat. Punët nuk shkojnë para nëse Libohova nuk mbetet në drejtimin e duhur. Çdo votë për Partinë Socialiste!

Kandidati i PS-së për Bashkinë Libohovë, Leonard Hide, ka vijuar takimet elektorale në fshatrat Suhë e Stegopul. Ai thotë se rruga që lidh këto dy fshatra është prioritet i punës së tij pas 14 majit. Sipas Hides nuk ka asnjë mundësi që punët të shkojnë përpara nëse Libohova nuk qëndron në drejtimin e duhur. Ai ka bërë thirrje që çdo votë të shkojë për Partinë Socialiste. Reagimi i tij i plotë.

Vijojmë takimet derë më derë e fshat më fshat, për t’i dëgjuar t’i gjithë dhe për të bindur këdo se nuk ka asnjë zgjedhje tjetër më të mirë për Libohovën sesa Partia Socialiste. Bisedova me disa banorë në Suhë e Stegopul për çfarë është bërë mirë deri më tani dhe zgjidhjen që do t’u japim së bashku problemeve të mbetura. Janë dy fshatra me njerëz punëtorë dhe mundësi për zhvillimin e agroturizmit. Prioritet është padiskutim rruga që të çon në këto dy fshatra, për të cilën do të investohemi fort pas 14 majit për të bërë qoftë edhe ndërhyrje të pjesshme kohë pas kohe derisa ta finalizojmë të gjithë segmentin. Nuk ka asnjë mundësi tjetër të çojmë përpara punët e mbetura nëse nuk mbajmë bashkinë në drejtimin e duhur. Çdo votë për Partinë Socialiste!