Nardi Hide takime në Zagori: Rruga është shqetësimi juaj dhe i imi. Zgjidhje mund të gjejmë vetëm nëse mbajmë Libohovën në drejtimin e duhur

Kandidati i Partisë Socialiste në Libohovë, Leonard Hide, ka vijuar takimet elektorale në Zagori. Në fshatin Sheper ai pati një bashkëbisedim me banorët, të cilët si shqetësim kryesor kanë rrugën.

“Në një bashkëbisedin me banorë të Zagorisë, kësaj krahine të bekuar nga natyra e me potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi të turizmit malor, agroturizmit dhe blegtorisë. Infrastruktura rrugore mbetet shqetësimi i tyre kryesor. Ka për të qenë edhe i imi sigurisht prej ditës së parë kur do të nis të drejtoj Bashkinë Libohovë.

Do të bëj gjithçka duhet për të gjetur një financim për këtë segment kaq shumë të domosdoshëm për vetë banorët në radhë të parë dhe për ambicien tonë që të çlirojmë këtu të gjitha potencialet turistike. E di që pritja juaj është e gjatë dhe ju mirëkuptoj plotësisht, por nuk ka asnjë mundësi tjetër të çojmë përpara punët nëse nuk mbajmë bashkinë tonë në drejtimin e duhur”, thotë Hide.

Sipas tij Libohova duhet të jetë në punë siç ishte këto 8 vite pavarësisht se nuk bëmë dot sa deshëm, por bëmë shumë më shumë se kushdo tjetër para nesh, thekson ai.

“Libohova s’mund të shndërrohet në një vend pune për askënd. Unë kam një Projekt të Ri për Libohovën, Zagorinë, Nepravishtën dhe gjithë fshatrat e tjerë të bashkisë sonë”, shprehet Hide.