Nardi Hide takohet me fermerë në Drino: Rehabilitim për kanalin vaditës V1. S’ka kohë për të humbur dhe as për t’u kthyer mbrapa

Kandidati i PS-së për Bashkinë Libohovë, Nardi Hide, ka zhvilluar një takim me disa fermerë në Drino. Ai thotë se sapo të marr detyrën do të ndërhyjnë në kanalin vaditës V1, si dhë përsërit thirrjen për të mos u kthyer mbrapa. Më poshtë postimi i plotë i Hides.

Një takim i frytshëm me fermerët në Drino, ata që përkushtohen kaq shumë për të punuar tokën, për të prodhuar e për të pasur këtu një të ardhme për familjen e tyre. Bujqësia është një sektor shumë i vështirë dhe me këtë s’po them asgjë të re prandaj nevojitet vazhdimisht mbështetje me subvencione e lehtësi të tjera. Pavarësisht problemeve të vjetra apo të reja që krijohen, fakti është që vëmendja për këtë sektor s’ka munguar, përkundrazi është shtuar nga viti në vit.

Po përmend vetëm dy elementë domethënës; naftën falas dhe subvencionimi për fermerët që kultivojnë grurin. Është fakt që një pjesë e mirë e kanaleve vaditëse e kulluese janë rehabilituar.

Me prioritet pasi të marr detyrën si kryetar bashkie i Libohovës është ndërhyrja e menjëhershme te kanali vaditës V1. S’ka kohë për të humbur dhe as për t’u kthyer mbrapa. Duhet të shkojmë përpara për punë të tjera të mira në Libohovë. Çdo votë për Partinë Socialiste.