Nardi Hide takon personat me aftësi ndryshe në Libohovë: Do të bëj çmos për t’u dhënë mbështetjen që meritojnë

Kandidati i PS-së për Bashkinë Libohovë, Leonard Hide, ka zhvilluar një takim me personat me aftësi ndryshe. Ai thotë se përgjegjësi e të gjithëve për t’u krijuar të gjitha kushtet e duhura dhe t’u lehtësojnë jetesën kësaj kategorie.

Më poshtë postimi i plotë i Hides

Bashkë me Magdën, drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër patëm një takim me bashkëqytetarë të mi me aftësi ndryshe në Libohovë. Detyrimi ynë i përbashkët është t’u krijojmë të gjitha kushtet e të ndërmarrim çdo nismë që ju lehtëson jetën dhe i integron më shumë në shoqëri. Nganjëherë mungon informacioni i duhur ose komunikimi i duhur dhe është detyrë e jona të shpjegojmë mundësitë ligjore dhe shërbimet që ofron qeveria. Si kryebashkiak i Libohovës pas 14 majit do të përkushtohem me gjithçka mundem e do të bëj çmos për t’u dhënë mbështetjen që meritojnë.