Nardi Hide tregon si ishte dhe si është rruga e Bulos: Libohova duhet të jetë në punë, jo vendi i punës për disa njerëz

Kandidati i PS-së për kryetar bashkie, Leonard Hide, thotë se Libohova nuk duhet të jetë thjesht vendi i punës për disa njerëz, por duhet të jetë në punë. Ai sjell në vëmendje investimin që është bërë në rrugën e fshatit Bulo dhe thotë se pas 14 majit do të ketë investime të tjera si ky në fshatrat e Bashkisë Libohovë.

“Kushdo që merrte rrugën për në Bulo e mban mend ku duhet të kalonte. Tmerin më të madh e kanë hequr banorët e fshatit për vite e vite me radhë. Sapo Bashkia Libohovë shkoi në drejtimin e duhur, rikonstruksioni i kësaj rruge ishte një nga investimet e para që u bë me mbështetjen e qeverisë. Së fundi ky fshat u përfshi edhe në projektin e ujësjellësit dhe ka tashmë ujë 24 orë. Duhet të vazhdojmë së bashku pas 14 majit për investime të tjera si ky. Libohova nuk duhet të kthehet prapa, për të qenë thjesht vendi i punës për disa njerëz. Libohovë duhet të jetë në punë. Unë kam një Projekt të Ri për Libohovën dhe dua ta çojmë bashkë përpara”, shkruan Hide teksa sjell pamjet e rrugës së Bulos si ishte dhe si është sot.