NASA: 2016 viti me temperaturat më të larta në histori

moti nxehtePas çertifikimit të vitit 2015, si më i nxehti në 136 vitet e fundit, 2016 nuk zhgënjen dhe nis me një rekord të ri në termometër.
Janari që sapo kaluam, sipas të dhënave të Nasas, është më i nxehti që nga vitit 1880,kohë në të cilën janë regjistruan edhe të dhënat e para. Temperatuira globale është rritur me 1,13 krahasuar me mesataren nga 1951-1980, që është parametri i përdorur nga Agjencia amerikane për të matur trendin e temperaturave.
Bëhet fjalë për mesataren më të lartë të regjistruar në histori, në shifra që shënojnë rritje katër herë radhazi, në tetor: +1.06 gradë, në nëntor:+1.02 gradë, në dhjetor +1,11 gradë dhe në dhjetor +1.13 gradë.
Në mbërritjen e këtij rekordi ka ndikuar fenomeni  El Nino, që ka ngrohur ujërat e Paqësorit, por vetëm pjesërisht. Për Stefan Rahmstorf, kërkues në Institutin e Potsdam, ky fenomen mund të ndikojë në vetëm 20% të rritjes së temperaturave, ndërsa ‘80% tjetër i dedikohet ngrohjes globale.