Ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska

fadil-kujovska-595x356Është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska. Aktori ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kujovska kishte pak kohë që ishte kthyer nga Itali, pasi kishte shkuar aty për trajtim mjekësor.

Fadil Kujovska ka lindur më 14 shkurt 1951 në Tiranë. Ai i kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar.

Ja filmat e Fadil Kujovskës

Filumena Marturano – (2009) teatër

Trapi i vjeter – (2005)

Parullat – (2001)në rolin e Pashkut

Borxhliu – (1998)

Kolonel Bunker -(1998)

Pak freskët sonte – (1994) në rolin e kinezit

Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi

Historiani dhe kameleonët – (1989)

Shkëlqimi i përkohëshëm – (1988)

Tela për violinë – (1987)

Dy herë mat – (1986). Në rolin e Cukut

Kush vdes në këmbë-(1984)

Duaje emrin tënd-(1984) në rolin e .llogaritarit

Dasma e shtyrë – (1984)

Dita e parë e emrimit – (1981) në rolin e Shoferit

Agimet e stinës së madhe – (1981) në rolin Mehill Bani, tekniku i urës.