Ndalohen 22 klandestinë nga Siria në Glinë, mes tyre 10 gra dhe 6 fëmijë

klandestine11Policia kufitare e Gjirokastrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur në orët e para të së premtes ndalimin e 22 klandestinëve.

Ndalimi i klandestinëve, që pas hetimeve paraprake rezultuan me origjinë Siriane u bë në fshatin Glinë, disa kilometra pas vijës së gjelbër.

Policia bën me dije se pjesë e 22 klandestinëve nga Siria ishin 10 gra e 6 fëmijë, teksa po punohet për ndalimin edhe të udhërrëfyesve të tyre, ndërsa klandestinët janë shoqëruar në komisariat, ku kanë marrë kujdesjen e nevojshme shëndetësore dhe ushqimore. Tashmë, njofton policia e qytetit të gurtë, po punohet për riatdhesimin e tyre.

Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një vend transit për klandestinët, që kërkojnë të lëvizin nga lindja drejt perëndëimit. Sipas burimeve konfidenciale mësohet se itinerari delegacionit ishte kalimi në rrugë tokësore nga Shqipëria për në Mal të zi dhe më tej drejt europës qendrore apo dhe perëndimore.