Pas debatit për ndarjen e orëve të mësimit dhe klasave, sherr mes mësuesve në gjimnazin e Libohovës
Fillimisht nisi si një debat normal pune për çështjen e ndarjes së klasave dhe orëve mësimore, pastaj degjeneroi në përplasje fizike për konflikte personale.
Ngjarja ka ndodhur dje në gjimnazin ”11 Shkurti” të Libohovës. Në mbledhjen e zakonshme të këshillit pedagogjik, dy mësues debatuan për ndarjen e klasave dhe orëve mësimore. Me t’u sqaruar kjo çështje dhe pretendimet e dy mësuesve, njëri prej tyre u konflikua me një kolege tjetër për çështje personale.
Mes tyre pati edhe përplasje fizike. Sherri është sqaruar me ndërhyrjen edhe të inspektorit të policisë në Libohovë. Ndërkohë drejtori i gjimnazit në një reagim për Libohova Online, thotë se “ndarja e orëve të mësimit për mësuesit është bërë konform udhëzimit ligjor. Sipas tij, përplasja mes mësuesve ka ndodhur për shkak të raporteve të tyre jo të mira në të shkuarën dhe se tashmë ngjarja është sqaruar plotësisht”
Shpërndarja e orëve të mësimit tek një mësues ndikon drejtpërdrejtë tek paga e tij mujore. Nëse një mësues realizon pak orë mësimi në muaj rrjedhimisht paga e tij është më e ulët.
|Libohova Online|