Ndarja territoriale, kursehen 6 miliardë lekë vetëm nga administrata

 Ndarja territoriale, kursehen 6 miliardë lekë vetëm nga administrata

harta184“Ndarja administrative territoriale është vetëm fillimi i një procesi që ne do synojmë një model modern të qeverisjes vendore. Një mënyrë partneriteti mes qeverisjes vendore dhe qendrore. Duhet të konsolidojmë modelin fiskal, reforma do të fuqizojë qeverisjen vendore”.

Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, në një tryezë të rrumbullakët me temë “Reforma territoriale e decentralizimi fiskal”.

Çuçi theksoi edhe një herë se reforma do sjellë funksionim efiçent të qeverisjes vendore.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës territoriale Bashkim Fino theksoi se kjo reformë ishte hapi i parë drejt decentralizimit. Ai u shpreh se tashmë po hidhen bzat për një sistem të ri fiskal por duhet një ligj i financave lokale.

“Nuk dua të bëj një parashtresë se kjo është tryeza jonë e një pune të vazhdueshme që kemi nisur dhe do bëjmë për decentralizmin. Reforma territoriale ishte një reforme historike. Me ligjin që kemi miratuar sot kemi 61 bashki të mëdha, që do na duhet të merremi brenda kësaj vjeshte me ligjin e organizimit të pushtetit vendor. Ky ligj duhet të shikohet me përparësi. Nuk do ketë vlerë ndarja e re nëse nuk e mbështesim dhe si japim një dimension të ri”, u shpreh Fino.

Më tej ai theksoi se decentralizimi nuk ka lidhje me politikën.

“Ka ardhur koha të kemi një ligj financiar tonin. Decentralizimi nuk ka lidhje me politikën, e duan të gjithë. Ne paraqitëm 5 variante nuk erdhëm me variantin që donte Rama apo Fino. Atë që donte Fino dhe Rama ishte me 30 njësi vendore. Morëm mendimin e të gjithëve dhe shumica përkonte me 61 njësi vendore. Reforma territoriale është hapi i parë për të vazhduar me decentralizmit”, u shpreh Fino.

Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se reforma territoriale zgjidhi problemin e dy dekadave. Ai theksoi se shkurtimet që do bëhen në administratë do të sjellin 6 miliardë lekë kursime çka sipas tij do të thotë më shumë investime.

“Kjo reformë ka pasur mbështetjen e gjithë shoqërisë shqiptare. Ishte në reformë që për 22 vite jeni ju që e keni dëshiruar edhe kërkuar. Janë krijuar probleme po të futem te ana buxhetore. Pushteti lokal, gjysma e të ardhurave nuk realizohen. Vet fragmentarizimi i administratës lokale prodhonte kosto dhe inefiçiencë dhe qytetarit nuk i shkonte shërbimi në sasi dhe cilësi. Do preken 783 kryetarë njësish lokale, janë mbi 4 mijë këshilltarë vendorë dhe një administratë 20 mijë vetë. Kjo do çojë në efiçiencë që do çojë 6 miliardë lekë kursime. Paratë do jenë në pushtetin lokal do përkthehen në investime. Ne zgjidhim një problem të mbi dy dekadave që quhet historik”
, u shpreh Cani.

Më tej ai theksoi se nuk është vetëm ana e buxhetit por edhe ajo fiskale.

 “Nuk është vetëm buxheti por edhe ana fiskale. Dy janë elementet që dua të përmend. Po merremi si fillim me taksën e pasurisë që nuk mblidhet as në gjysmën e vet dhe po shohim një reformë në këtë taksë. Shumë shpejt ne do përpiqemi të realizojmë atë dhe besoj që viti 2015 e kap. Paketa fiskale ndoshta e kapim në 2015”, u shpreh Cani.

*temaonline

Libohova Online