Nderimi i Jorgo Malitës, një titull i vonuar, por i merituar

60611_115738605286522_1731482525_nNga Thanas Verdhi

Nje titull i merituar nderi qe, Bashkia e Libohoves, i akordoi qytetarit dhe profesorit te shquar libohovit, Jorgo Malita. Ai ishte nje nga emrat me dinjitoze qe, per me shume se gjysme shekulli, ishte dhe mbetet nje nga personalitetet emblematike qe, pa dyshim ka nje vend te merituar nderi ne ate grupim te ngushte profesoresh qe i dhane Universitetit te Tiranes dinjitetin dhe prestigjin e merituar.

Malita ishte nje profesor i permasave te medha. Autoritar, me personalitet te fuqishem, i afte maksimalisht, konciz e, preciz ne te njejten kohe , ai i kaloi permasat normale te kohes qe, pavaresisht periudhes se zymte te diktatures qe, mundohej me cdo kusht t’i diskriminonte dhe cvleresonte njerezit e shquar, Malita, fale karakterit dhe personalitetit te tij, mbeti proverbial ne madheshtine e tij. Ai mbeti i ” pacenueshem” e madheshtor para studenteve, nje pjese e te cileve ishin edhe bij te nomenklatures se larte komuniste qe, per asnje rast nuk e prishi ekuilibrin e balances se vleresimit, duke marre ne te njejten kohe dhe nderimin maksimal te tyre.

Malita ishte nje burre i kulturuar dhe serioz. Karakteri dhe personaliteti i vecante, e bene ate nje figure emblematike qe, kur futej ne ambientet e fakultetit, studentet, instinktivisht krijonin nje ” koridor kalimi”, duke peshperitur: ” Erdhi profesor Malita”. Ky profesor i vecante, ishte kaq serioz e korrekt, saqe askujt nuk i hyri ne hak, por edhe nuk toleronte, vec ndonje rasti te rralle, kur studenti, megjithe perpjekjet maksimale, nuk arrinte dot aty ku duhej. Dhe, ne kete rast, shtesa ishte vetem nje plus me shume, kur ky i fundit kishte vlera dhe sjellje qytetarie.

Profesor Malita kishte nje portret te vecante. Nje burre elegant, me pamje madheshtore , ai ishte sozia identike e aktorit te madh amerikan Antoni Kuin. Ishte i paafrueshem me studentet, pothuajse ” i  larget” dhe, i distancuar ne “infinit” prej tyre, por, pavaresisht natyres se tij, keta te fundit e shihnin me adhurim profesorin e hekurt qe ishte kaq madheshtor dhe enigmatik njekohesisht.

Salla ku zhvillonte leksionet profesor Malita ishte e heshtur, megjithese ishte e mbushur plot e perplot. Nuk pipetinte asnje ze, aqsa edhe frymemarrja ishte e kontrolluar, por degjohej vetem nje ze, normalisht i ulet, por kumbues e melodioz, ai i profesorit. Pavaresisht se Matematika eshte nje nga shkencat ekzakte dhe precize, leksionet e Malites ishin gjithe finese dhe elegance, me fjale dhe shprehje te sakta e te zgjedhura, aqsa, as mund te shtoje, por edhe as mund te hiqje asnje fjale se do prishej harmonia e “vargut”.

Te tilla ishin edhe tekstet e hartuara nga Malita qe ne fillim te viteve ’70 te shekullit te shkuar, kur profesori i ri sapo i kishte mbushur te tridhjetat. Nje seri tekstesh per Fakultetin e Inxhenierise, por qe nga saktesia, finesa dhe qartesia, perdoreshin me sukses edhe nga studentet e Deges se Matematikes. Tituj tekstesh si : Analiza Matematike, Analiza Komplekse, Elemente te Teorise Funksionale te Variantit Kompleks dhe te tjera, perdoren aktualisht edhe sot nga studentet e Universitetit Politeknik . Vete koha kerkon progres se, shkencat ekzakte sot kane marre nje zhvillim te vrullshem e te pa pare. Ne kete kontekst, edhe tekstet duhet te ripunohen me arritjet e fundit.

Ne kete kuader, nje grup profesoresh te Universitetit Politeknik, natyrisht me emer ne fushen e Matematikes, moren iniciativen per te pregatitur nje tekst alternativ per studentet, por u terhoqen nga kjo nisme, kur pane qe tekstet e hartuara nga Malita ishin te paarriteshme. Jorgo Malita i kishte te gjithe titujt shkencore( profesor doktor), por s’i permendi kurre ato, bile ndihej keq kur dikush i vinte ne dukje aftesite e tij te rralla.

Malita ishte i njejte qe diten e pare qe u emruar profesor ne universitet ne vitin 1961 dhe deri diten e fundit, kur nje infarkt e ndau papritur nga jeta ne gusht te vitit 2013, ne moshen 74-vjecare. 

Tashme, profesor Jorgo Malita s’eshte me, por eshte ne kujtesen e te gjitheve. Familja; gruaja, vajza dhe mbesat e kujtojne me mall e dashuri dhe, rrojne me kujtimet e tij.

Studentet e te gjitha koheve e kujtojne me nderim te vecante, mbasi shihnin tek ai, ate  qe kaliti dhe kultivoi vullnetin dhe deshiren per te mesuar dhe, pa dyshim qe e falenderojne per ate qe jane sot.

Ne, miqte, e ndjejme shume mungesen e tij dhe rrojme me kujtimet, bisedat gjithe kulture dhe, humorin brilant te tij.

Faleminderit Jorgo qe ishe miku yne, qe dhe keshillat tuaja ishin balsam per shpirtrat tane.

U prehsh ne paqe mik i vyer dhe, Zoti e paste ne mbrojtje shpirtin tuaj.