Nderohet doktor Mitro, materniteti i Gjirokastrës merr emrin e tij
March 6, 2017
Me vendim të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, prej ditës së sotme materniteti i Gjirokastrës do të mbajë emrin e gjinekologut të njohur Dhimitër Çuci, apo siç e njihnin të gjithë doktor Mitro.
Ai u nda nga jeta rreth tre vjet më parë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë familjarë e kolegë të doktor Mitros, përfaqësus të institucioneve lokale, si dhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi.
Doktor Mitro lindi në Dhoksat të Lunxhërisë në vitin 1952 dhe u nda nga jeta në vitin 2014 pas një ataku kardiak.