Ndërprerja nga moti i keq, rinis puna në Pazarin e Gjirokastrës

Pas ndërprerjes disa javore për shkak të motit të keq, rinisin punimet në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës.

Ndërhyrjet aktualisht po bëhen në pjesën e çative.

Drejtuesit e firmës që po zbaton projektin thonë se pavarësisht ndërprerjes, punimet të mbyllen në afatin e caktuar.

Ky investim realizohet me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF,dhe në bashkëpunim me Instituti i Monumenteve të Kulturës.