Ndërron jetë këngëtari ‘Doktor Flori’, shkak asfiksia nga overdoza

10680123_1540956322805694_5141352951683152625_oNdërron jetë Dr Flori, kantautori dhe këngëtari i njohur shqiptar. Florand Kondi 35 vjec, i njohur me emrin artistik, ‘Dr Flori’ dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Keshtu pohojne burime nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza në Tiranë’.

Mësohet se Dr Flori ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Burime nga Urgjenca bëjnë me dije se këngëtari mbërriti rreth orës 09:20 minuta të paradites së sotme pa shenja jete në trup.
Mjekesia ligjore jep si shkak asfiksine si pasoje e overdozes, mbingarkes se trupit nga substancat narkotike, qe kane stimuluar vdekjen e kengetarit 35-vjecar, babai i dy femijeve. Trupi u dërgua morgun e QSUT ku pritet të kryhet një autopsi e plotë, dhe pas kësaj të bëhet zyrtare shkaku i vdekjes, informon BW.

Mësohet se për ngjarjen është lajmëruar edhe Policia, e cila ka nisur të hetojë mbi shkaqet që kanë çuar në vdekjen e këngëtarit të mirënjohur për publikun shqiptar. Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit.

Kush ishte Dr. Flori
Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, baba i dy femijeve u bë i njohur me këngën “O cike cike”, me pas ajo me titullin, ‘Tirona’ që u performua krah kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Dr Flori është dhe kompozitor por autori i shumë këngëve. Në Festivalin e 51-të të këngës ai prezantua me këngën “Jam ti”. Muzika: Dr.Flori ft. Fabi, Orkestroi: Dr.Flori ft. Fabi, Teksti: Dr.Flori ft. Fabi.

Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin West Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, më pas anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.  Ata nuk mund të rrinin një moment pa ngacmuar njëri-tjetrin.
Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.

Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.

Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, “Zjarr e Ftohtë”, i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”.

Ja disa nga hitet e Dr.Florit:

2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)
2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)
2011 – Ca na ke
2011 – S’ma ndjen
2011 – Bota nuk është bardhë e zi
2011 – Personale
2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Ka kalle (feat. Noga)
2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)
2012 – Jam ti! (feat. Fabi)
2013 – Zemërthyer (feat. Tiri)