Ndërtimet pa leje, procedohen penalisht 16 persona nga policia e Gjirokastrës

2Policia e Shtetit vijon me zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje. Në të gjithë vendin, janë evidentuar 508 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 511 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme. Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 16 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 16 shtetas.  Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.

 

Libohova Online