Ndërtoi murin pa leje, dropulliti nga Grapshi kallëzohet në Prokurori
February 10, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/02/Grapshi-1.jpg)
Një 59-vjeçar me banim në Dropull është kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Policia thotë se shtetasi K.LL, banues në fshatin Grapsh, Dropull, përreth pallatit ku banon, ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Punimet janë bllokuar, ndërsa organi i akuzës vijon hetimet.