Ndërtuan pa leje një mur të lartë në tokën e bashkisë, nën hetim dy persona nga Jorgucati

Dy persona banues në fshatin Jorgucat janë kallëzuar në Prokurori pasi u kapën duke ndërtuar një mur të lartë pa leje në tokën që ishte pronë e Bashkisë Dropull.

“Më datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit V.C dhe TH.C, vjeç 51 e 69, banues në fshatin Jorgucat, pasi dyshohet se në Jorgucat, në një sipërfaqe tokë pronë e Bashkisë Dropull, kanë ndërtuar një mur të lartë, pa leje. Nenet 199/a e 200 të Kodit Penal”, thotë policia e Gjirokastrës përmes një njoftimi për mediat.