Ndeshje e shitur? Mesazhi paralajmëroi rezultatin e Skënderbeut

lokomotiva-300x200Jeta Osh Qef shkruan se “Ky mesazh erdhi para se te beheshin 2 golat e Lokomotives ndaj Skenderbeut, por nuk e vleresuam. Ju kerkojme ndjese qe nuk ju dhame mundesine te beheshit me leke”.

Skënderbeu u mund 0-3 në fund të takimit dhe dy golat e fundit, sikurse pralajmëronte mesazhi u shënuan në minutën e 89’-t dhe të ’90.

Të jetë vetëm një rastësi vallë?

Kampionet e Shqipërisë u mundën 0-3 në “Elbasan Arena” nga Lokomotiva e Moskës, skuadër kjo që kualifikohet ne raundin tjetër.

Pavarësisht se kërkonin fitoren për të rritur financat dhe prestigjin e skuadrës, korçarët e drejtuar nga Mirel Josa janë treguar shumë të vakët në sulm duke mos rrezikuar asnjëherë portën kundërshtare.

Tarasov në pjesën e pare, Niase dhe Samedov në fundin e ndeshjes ishin autoret e golave të fitores së rusëve të cilët falë këtij suksesi kalojnë në fazën tjetër të Europa League-s si të parët e Grupit H.

Skuadra tjetër që i bashkohet Lokomotivës në raundin tjetër është Sportingu i Lisbonës, i cili mposhti 3-1 Beshiktashin në Portugali.

skednerbe