Ndihma për familjen e varfër në Gjirokastër, punësohet gruaja

dgdfhdfgDuket se e ardhmja i ka rezervuar tjetër fat familjes Beluli në Gjirokastër. Mes varfërisë ekstreme, pa një strehë dhe pa asnjë të ardhur por tashmë gjendja e kësaj familjeje do të ndryshojë. Kjo, pasi zonja e shtëpisë, Mirela është punësuar falë ndihmës së institucioneve lokale.

Drejtori i zyrës së punës në Gjirokastër, Edi Pesha pohon se po bëhen përpjekje edhe për punësimin e kryefamiljarit të kësaj familjeje.

Gjendja e vështirë në të cilën jeton familja Beluli në Gjirokastër, u bë publike nga News24 e BalkanWeb në fund të muajit dhjetor. Ndihma e parë për këtë familje prej publikimit të rastit, erdhi nga një emigrant në Greqi, i cili i dhuroi familjes një shumë të hollash, ndërsa tashmë janë institucionet zyrtare ato që kanë reaguar për përmirësimin e situatës së familjes që jeton në një barakë me llamarina e kartonë./Bw