Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes në Libohovë (FOTO)

55555Edhe pse me disi vonesë në kohë, duke qenë se jemi 8 ditë para ndërrimit të viteve, sonte në Libohovë janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes.

Për herë të parë në Libohovë dekorit të qendrës së qytetit për festat e fundvitit i shtohet sivjet edhe pema e Krishtlindjeve.

Ajo është vendosur në sheshin përballë sarajeve të Myfit Bej Libohovës, ndërsa nesër pritet që dekori të kompletohet me më shumë ndriçim.

Më herët gjatë javës kryebashkiakja Luiza Mandi bëri një reagim të gjatë në faqen e saj në Facebook, pas sulmeve nga përfaqësues të PD-së në Libohovë, lidhur me tenderin e dekorit për festat e fundvitit.

Mandi sqaroi procedurën e tenderimit dhe hodhi poshtë akuzat.

555554434343eteryrtyrretrtyrty