Ndodh një tjetër “çudi”, polici në Gjirokastër nuk korruptohet me 500 lekë, arrestohet 40-vjeçari
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për t’iu shmangur masës administrative.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Genci Dervishi, 40 vjeç, banues në Lushnje.
Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Qafa e Miricës” është ndaluar nga patrulla e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Tepelenë , pasi kanë konstatuar se automjeti kishte kryer parakalim të gabuar, shtetasi Genci Dervishi ka tentuar t’i jap një kartmonedhë prej 500 lekësh punonjësit të policisë për të mos u ndëshkuar me gjobë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.