Ndotja e lumit Drino, probleme shëndetësore tek plazhistët

ndotja-e-erzenit-1-266x200Ujërat e ndotura te lumit Drino në këto ditë të nxehta janë kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e popullatës. Për ti shpëtuar vapës dhe të nxehtit banorët e zonës së Gjirokastër i drejtohen lumit Drino për të bërë plazh. Shtrati i Drinos, kryesisht në fundjave frekuentohet nga çdo moshë por plazhistët më të rregullt janë fëmijët dhe adoleshentët. 

Por si shkak i sasisë së madhe të ndotjes që lumi Drino ka në disa zona të rrjedhës së tij është kthyer në një kërcënim serioz përsa i përket shëndetit të popullatës, që mund të frekuentojë shtratin e tij për plazh, shkruan sot gazeta Koha Jone. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik në Gjirokastër niveli i ndotjes që ka aktualisht lumi Drino është disa herë më i lartë se norma e lejuar.

Përgjatë rrjedhës së tij janë depozituar jo vetëm mbetje urbane, por edhe ato të ndërtimeve të ndryshme, skelete makinash të dala jashtë përdorimit etj. Depozitimi i këtyre mbetjeve përgjatë shtratit të lumit ka rritur ndjeshëm ndotjen e ujërave të tij, ndotje që në disa raste dallohet edhe me sy të lirë. Mjekwt thonw se larja nw ujwrat e kwtij lumi mund tw shkaktojw infeksione nw lwkurw, vesh apo probleme të tjera përsa i përket sëmundjeve infective.

 

Libohova Online