Specialistët japin alarmin: Mos u lani në ujërat e Viroit dhe Drinos

2_Liqeni_i_viroitLumi Drino dhe liqeni artificial i Viroit në Gjirokastër, nuk duhet të frekuentohen për t’u larë në këto ditë të nxehta vere, pasi rrezikohet seriozisht shëndeti i banorëve. 

Është ky konstatimi që vjen pas analizimit të kampioneve të ujërave sipërfaqësore të këtij liqeni madje edhe në burimin e tij, Mëmën e Viroit, si dhe në lumin Drino ku niveli i ndotjes është mjaft i lartë. 

Përfaqësues të DSHP ju kanë apel banorëve që të mos lahen në këto ujra, e njëkohësisht me një shkresë i është drejtuar Inspektoriatit të Mjedisit për të marrë masa në lidhje me këtë problematikë.

Të analizojmë monitorimin e ujit të Lumit Drin, të Virojt dhe të burimit të tij. Gjatë kryerjes së analizave na kanë dalë me ndotje bakteriale. I kërkojmë qytetarëve të Gjirokastrës të mos kryejnë banjë në Virua dhe në Lumin Drin. Do kërkojmë marjen e masave për përmirësimin e situates,” – thonë ata.

Niveli më i lartë i ndotjes është konstatuar në rrjedhën e lumit Drino ku shkarkohen edhe kolektorët e ujërave të zeza të qytetit Gjirokastër. 

Por ajo që ka shqetësuar këtë drejtori, është dhe ndotja e burimit të Viroit, ku për herë të parë konststohet ndotje bakteriale. Kjo sipas Doracit mendohet se mund të ketë ndodhur nga prezenca e disa stallave të bagëtive në kodrën e këtij parku. /A1 Report