Ndryshime të tjera në qeveri, pas Tahirit largohet edhe Bledi Çuçi?
Të hënën, pritet që kabineti i kryeministrit Edi Rama të ketë ndryshime rrënjësore. Ndryshimet vijnë për shkak të fushatës elektorale ndërsa disa ministra do të zëvendësohen më njerëz politik të Partisë Socialiste.
Një pjesë e ministrave aktual të Partisë Socialiste, janë drejtues politik në qarqe dhe lirimi i tyre nga detyra u jep mundësi atyre të përkushtohen në fushatën elektorale kjo në përpjekjeje dhe për të fuqizuar bazën.
Një prej emrave të përfolur për shkarkim është edhe Bledi Çuçi, ministri i Pushtetit Vendor. Çuçi është drejtues politik i fushatës së PS-së në qarkun Gjirokastër dhe me shumë mundësi kryesuesi i listës të kandidatëve për deptuetë.
Megjithatë duhet pritur të hënën nëse edhe ai do të jetë apo jo pjesë e ministrave të shkarkuar./ArgjiroLajm.net