Ndryshimet në muajin shtator, Rama emëron një Prefekt të ri për Gjirokastrën?

Në muajin shtator vendi nuk do të ketë vetëm një qeveri të re, por edhe shumë ndryshime në administratën publike, përfshi këtu nivelet e rëndësishme drejtuese.

Sa i përket qarkut Gjirokastër, mund të ketë ndryshim edhe të Prefektit. Burime jo zyrtare, thonë se Rama do të shkarkojë nga kjo detyrë ish-kryebashkiakuan Flamur Bime, për të emëruar në vend të tij Artemis Dralon, kandidate për deputete në listën e PS-së.

Gjatë fushatës elektorale Flamur Bime ishte i distancuar nga aktivitetet partiake. Kjo jo për hir të pozicionit të tij si Prefekt sesa për shkak të hatërmbetjes me Ramën që e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së.

Megjithatë shkarkimi i tij i mundshëm nga posti i Prefektit të qarkut, nuk është se lidhet me ndonjë ‘hakmarrje’ të Ramës ndaj tij, sesa me synimin e Kryeministrit për t’i dhënë një tjetër dinamikë administratës publike, duke përfshirë në qeverisje figura të reja e të pakonsumuara. Sidoqoftë duhet të presim shatorin për të mësuar ndryshimet.

/ArgjiroLajm.net/