Ndryshojnë procedurat për të marrë patentën e makinës

Patenta_shqiptareMinistria e Transporteve ka reduktuar dokumentacionin qe duhet për tu pajisur me lejedrejtimi për automjet. Vërtetimi i banimit dhe grupi i gjakut nuk kërkohen më.

Vlefshmëria e certifikates mjeksore shkon në 6 muaj nga data e paraqitjes për regjistrim nga 3 muaj është aktualisht. Tarifa nuk ka ndryshuar ndërsa pagesa e shërbimit për patentën bëhet nga kandidati pasi ka përfunduar proven e praktikes dhe para aplikimit ne platformen e-Form.

Që nga 1 janari ne lejet e reja do të jenë të shënuara dhe kategoritë. “A” përfshin motorrët, “B” mjetet me katër rrota ku futen dhe furgonët, “C” mjetet e transportit te mallrave dhe autobuzët e vegjël, në kategorinë “D” autobuzët e mëdhenj dhe mjetet e tonazhit te rëndë.

Vlefshmeria e lejedrejtimit ekzistues do te vazhdoje deri ne datat përkatëse të përfundimit te tyre. Rinovimi do te behet sipas lejedrejtimit ekzistues deri ne daljen e modelit te ri. Personave që iu është hequr lejedrejtimi pas datës 21 janar 2015 kane te drejte te rimarrin nëpërmjet provimit te kualifikimit teorik nga 16 prill 2015. Procedurat kane ndryshuar qe nga 21 janari bashke me ato te Kodit Rrugor.