Ndryshon sërish lista e PD për Gjirokastrën, ja emrat e rinj

Kur u zyrtarizuan listat e kandidatëve për deputetë për herë të parë, Partia Demokratike kishte nxjerrë 4 emra për qarkun Gjirokastër, aq sa u ngritën pikëpyetje përse mungonte një kandidaturë tjetër.

Por ndërkohë dy ditët e fundit mësohet se janë shtuar edhe 5 kandidatë të tjerë në listë, duke e çuar në 9 numrin total.

ArgjiroLajm.net siguron një kopje të listës së kandidatëve, ku renditja është si më poshtë:

Tritan Shehu

Roland Bejko

Koço Barka

Besnik Aliaj

Qamil Xhelili

Mimoza Çomo

Fatjona Dhimitri

Arjan Kasaj

Vjollca Luke