Në 23 janar testohen mësuesit në rrethe, provimi me 30 pyetje

 Në 23 janar testohen mësuesit në rrethe, provimi me 30 pyetje

200081Në datën 23 janar do të zvillohet testimi për rreth 15 mijë mësues në rrethe. Ministria e Arsimit ka përcaktuar datën e testimit si dhe numërin e punonjësve që do kalojnë në provim.

Një urdhër i MAS u kërkon Drejtorive Arsimore të përcaktojnë listën e mësuesve që do marrin pjesë si dhe vendin ku do zhvillohet testi. Provimi do të ketë 30 pyetje me alternativa, të cilat do të kenë lidhje me zhvillimin e procesit mësimor dhe njohuritë që kanë mësuesit për lëndën që japin mësim.

Sipas Ministrisë së Arsimit ky testim nuk do të ndikojë në largimin nga puna, pavarisht rezultatit. Provimi do të ketë për qëllimin identifikimin e nevojave që kanë mësuesit për tu trajnuar.

Libohova Online