Në Gjirokastër hapet qendra komunitare për romët e egjiptianët (VIDEO)

Një qendër komunitare në shërbim të fëmijëve që vijnë nga familje me probleme të ndryshme sociale.

Qendra, e para e këtij lloji në Gjirokastër, do të ketë në fokus së saj fëmijët e komunitetir rom dhe egjiptian. Në inaugurimin e saj ishte e pranishme kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami, e cila garantoi banorët se të tilla investime që përmirësojnë jetën e brezit të ri, do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Zamira Rami: “Ne kemi arritur të rijetëzojmë një godinë që ka qenë totalisht e vdekur. Do të jetë një qendër komunitare në shërbim të komunitetit rom dhe egjiptian të të gjithë qytetit të Gjirokastrës. Këto janë modelet e mirëfillta të qendrave komunitare, ku integrohet i gjithë komuniteti”.

Fondet për ngritjen e kësaj qendre komunitare u siguruan nga bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me disa organizata jo qeveritare.