Në Gjirokastër kanë rënë dashuri me një kamerunas, e duan …
April 15, 2017
Ekipi gjirokastrit i Luftëtarit ka qenë surpriza e këtij viti në Superligën shqiptare.
Ekipi i drejtuar nga trajneri serb, Mladen Milinkoviç bëri një merkato të goditur në fillim të sezonit dhe një nga afrimet cilësore ishte edhe mbrojtësi Edi Bojom.
Lojtari nga Kameruni ka kontratë njëvjeçare me gjirokastritët dhe në qershor del lojtar i lirë, por nëse arrihet pjesëmarrja në Europë, klubi pritet që ta blindojë Bojom me një kontratë të re afatgjatë,
E sigurt është që këtë lojtar e duan të gjithë nga tifozët e deri te Presidenti.
Gjithsesi e ardhmja e mbrojtësit do të qartësohet në përfundim të sezonit, kur të mësohen edhe verdiktet përfundimtare. /Joq.al