Në kërkim që nga aksioni antikanabis, policia arreston 65- vjeçarin nga Lazarati

Lazarat policiaKapet një tjetër person nga Lazarati i shpallur në kërkim gjatë operacionit masiv anticanabis Qershor 2014.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim , i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Daut Çelo , 65 vjeç , banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr. 21- 2015- 1182/234 , datë 16.06.2015 e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pasi :

Në datë 24.06.2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat u gjetën 24 thasë me peshë 458 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.