Në Libohovë, te ish-marinari Remzi Ruçi (FOTO)

 Në Libohovë, te ish-marinari Remzi Ruçi (FOTO)

Remzi RuciNga Osman Buzo

Klima, nga e butë gjithë fund vitit 2015, u bë e ashpër në vit të ri, si për të treguar kapriçon e saj . Në fillim u panë ca re të holla, por pastaj ato erdhën  me shumicë dhe u gjendëm të rethuar nga një shi i shtruar. Kjo ushtri resh pushtoi Libohovën e më tej u dëgjuan të shtënat me bubullima të reve të zeza që erdhën nga deti sipër malit të gjerë . Qoftë i mbarë për shoqërinë tonë viti ri 2016, pa korrupsion me drejtësi arsim e  mjekësi në lartësinë e duhur, mbasi boll jemi lodhur labirinteve pa krye, në këmbët e Europës, urojnë të gjithë, por sidomos mosha e tretë  që do të lëjë trashëgim mbijetesën e brezave.

Këtë merak e kanë pleqësia , teksa ndjekin median  e presin t’i ushqejë me shpresë, se djemtë e nipat nuk do t’i braktisin, duke kërkuar punë  kurbeteve të largëta. Në vit të ri e krishtlindje erdhën bij e bija si nga hera dallandyshet dhe sofrat u shtruan përsëri me  stolitë e guzhinës, bakllava me dyzet petë, kadaif e mish të pjekur. Me dollinë “gëzuar”, u shijuan  kapojtë e malit  që rinë në tepsinë “Anës gardh e brenda luadh”.

Është kjo pamja e lakrorit , që e ndërtojnë me aq dashuri  nënat tona. Këto janë vepra arti të kulinarisë libohovite.  Bajroni, kur kaloi në këtë qytet  famoz viteve kur sundonte Ali Pashë Tepelena, i vlerësoi me nota maksimale, gatimet sepse ato shprehin  lashtësinë e këtij vend banimi  por dhe vajzat e hijëshme të qytetit tonë

Mbesa  e Ruçate, Teuta

Gjithë duke përcjellë vitin e vjetër që na la të sigurtë në duart e vitit të ri, dola për vizitë në njerëz të dashur sic janë traditat tona të herëshme, që përçilleshin  me këngë e valle. Atëhere nuk mungonin  as sazet si ato të Dervishit të Aliesë, që sillnin dehje nga gëzimi. Sot  janë kufizuar këto aktivitete që krijonin unitet e harmoni njerëzore në të shkuarën. Bile dikush ka shpikur dhe një lojë me llogjikë çalamane, për të mos shkuar vizitë  ditën e vitit të ri, se mund të jesh tersi i ndodhive  gjatë vitit. Për të thyer këtë mentalitet, mora udhën për në zonën e pazarit  lagjja Linua, mbasi ishte data tre e vitit  2016…dhe nuk do isha “Tersi”. Pallate e vila  lluksoze që ngrihen mbi baçet  e dikurshme me arra e fiq .Te gërmadhat e Kumbaratëve, që dikur  lejlekët trokisnin me gëzim sqepat e tyre dhe ku qe xhiruar një skenë e filmit Skënderbeu, ngrihen  vila të bukura që konkurrojnë me atë të Remzi Rruçit. Duke ndjekur rrugën monopatit u gjenda para portës së tij. Dikur këtu ka qënë një kala, ndofta më e vjetra dhe kishte kalldrëme me gurë.  Këto mendoja teksa zilja elektrike e nxori të zotin e shtëpisë në krye të shkallëve .

-O miku im i vjetër!!!!!- iu gëzua ai ardhjes time teksa shtynte portën e rëndë.

-Kjo është porta e makinës – sqaroi Remziu- për miqtë kemi tjetrën. -U qafuam  se kishim kohë pa u parë. Ai më shetiti në oborrin e  qëndisur me lule  e pemë , por dhe me ullinj e portokalle. Binte në sy një ekonomi shtëpiake, për tu patur zili dhe kjo ishte meritë e këtij cifti duar e mëndje flori që edukuan edhe dy djem si vetja.

-Ç’ke bërë kështu more Remzi vëllai  gjithë këto bukurira, ë keni bërë? 

 – Djemtë paranë e kurbetit dhe bashkë  me ta  ja aritëm kësaj dite .

 -Ju lumtë- urova unë ,- ndërsa pamja e brendshme e vilës ishte akoma më e mirë.

Zonja e Remziut Drita kishte vajtur vizitë në njerzit e saj , por aty gjetëm mbesën , Valentina Goxhai  e çila na gostiti me gjithë të mirat . Po ku hahet  ditët e vitit , të gjithë janë të velur  me të ngrëna , mangët janë vizitat , dollitë dhe këngët .

Mbesa Valentinë na siguroi se ka patur  vizita këtë vit të ri , në afërsi fisi . Ja dhe ajo kishte ardhur te xhaxha Remziu, për t’i uruar vitin e ri, se vitret janë  si fletë kalendari  ose si një tortë e madhe . Gjithkush nga të vjetrit thotë -ja e hëngra dhe ketë vit-  Jeta është  dhuratë  nga zoti, që duhet gëzuar sa më gjatë .Mbesa u largua me ditë , ndërsa mua  dhe Remziun na zuri nata duke  biseduar . Kisha kohë që e prisja një takim me këtë burrë, të spikatur në veprimtarinë e tij jetësore. Rruçatët kanë shtrirje  gjithandej Libohovës, por rrënjët i kanë në lagjen Hoxhollarë, atje ku janë dhe rrënjët e të parëve të mi, te kroi, dikur me mbiemër Bogaj e më vonë Buzaj ( nofkë )

-A nuk shkojmë në Hoxhallarë o Remzi  me imagjinatë, se tani u bë natë e bie shi?

-Hajde -pranoi ai duke qeshur me atë zërin behar -nga do kalojmë, apo portë më portë, kush të na dalë para . Ai folë  e unë shkruaj, kujtuam për lexuesin emra …

Lëmë pas Sarajet e Mufit bej Libohovës ,nip i Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelenës dhe sipër tyre na del, porta  e Qazim e Zeho Zaimit, mesues të shquar të gjuhës e letërsisë  shqipe. Në krah djathtas porta e Asim  e Braho Bejlerit, sot me vilë. Majtas poliklinika  dhe sipër saj Shtëpia e  Reshat Tamazit dikur e Dervishit dhe Aliesë e në krah Urim Tamazi. Vëllezërit Çulla , bënë vilat e tyre ndënë kala. Në truall të Neviratëve, duken shtëpitë e Esat dhe Meto Buzos ,te Rroshatët vila  e tare Beqos e Ramiz Idrizit, Atdhe Beqos e Virtyt Hides. Te “Shpella e  Lorit” vila e djalit të Muslo Pecës. Mbi shkollën Avni Rustemi, në të Riza e Nedo Kamos vilat e Zaro Maçit e të Taso Kamos. Ngjitemi te porta e Dilaver Xhafos ,ku lindën , Batia , Sadua , Sajmiri, Veliu vëllezër të shquar dhe dalim te kisha ku banojnë akoma disa familje e në të Foto Verdhit  shtëpia e Sulo Buzos .

Sahati “monument kulture” dhe Peçajt, Zudiu dhe Zotja. Sarajet e Çaushatëve, të banuara nga Osman Ruli . Ndalojmë te kroi i Vërlës (Krakullit), për të pirë ujë dhe aty na shfaqet si legjendë Remzi Joka me të tijtë, Hajon, Bardhylin, Gencin, Lavdien dhe nipër si dr. Shahinin, vlera Libohovite . Nga porta e Abidin Tusunit dhe e Kastriotit,  dalim te prroi i Panos, ku shfaqet shtëpia e Firdo Bukalit, banuar nga fisi Sinan Ruçit . Sherif Rruçi te shtëpia e Rexho Xhesë . Te Balil Xheja me , Dinen , Ruston , Pullon , Qerron , Florën , Naskon ,sot banon Shupua i Ali Rruçit. Në krah te  Ismail Xheja, Tufo Isufati, bariu që këndonte   dhe i binte  longares  në festivalet Folklorike. Te rrapi i Hoxhallarës, dikur takonim xha Nizamudin Bejlerin hambarin e  këngëve popullore  me fyellin që i binte me vrimat e hundës, ashtu si Hido Bilibashi  nga Teqe Mëhalla. Ngjitur binate e Jusufatëve me portën  e qëndisur gjithë reliefe artistike. Aty sikur na gostit nëna e Sulejman Jusufatit mikpritësja Makbule e njohur në Libohovë dhe për fëmijtë e shquar që edukoi, Sulën , Salihenë , Dhuratën dhe Vullnetin.

Ruçatët

-Tani erdhëm te porta e madhe e Ruçatëve, aty  ku janë rrënjët  tona – u mburr Remziu.- Prej këtej ne u hapëm në tërë qytetin dhe nga pema  e fisit do të veçoja.

Stërgjyshi, Sadik  me Ilimanë, bënë Dylberen, Lutfiun dhe Myslim Rruçin. Nga kjo rrënjë dolla unë Remzi Rruçi, që kam dhjetë vjet larguar nga porta e vjetër, hoxhallara,. Atje kemi lënë vëllain, Kujtimin , berberin e shquar të qytetit. Kemi bërë shtëpi në Linua dhe jam komshi , me Jusufatët, Çirro Rruçin, Nedo Kumbaron, Titin Kumbaron, Izudin Çobanin, Qazo Ruçin e Meçanatët.Si veshka në  dhjamë (qesh!!!-

Remzi Ruçi

Ish Marinari Remzi Ruçi me shoqen Drita  lindën dy djem, Albertin dhe Alfredin ,me nuset Adenta dhe Alkeida  të mërguar në Greqi .Gjithë së bashku, me harmoni veprimi, kanë ndërtuar këtë vile të bukur. Nga jeta Remziu rëfen për kohën në shërbim ushtarak. Ai e veçon këtë veprimtari në shërbim të atdheut  mbasi ka jetuar një ngjarje të madhe  në pas luftën e dytë botërore , kur shteti jonë bashkëpunoi  me Sovjetikët, në forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe si antar i traktatit të Varshavës.

 Remzi  “Krye Detari”

Roli i tij si “Krye Detar” në bazën luftarake të nëndetësve të fllotës  luftarake detare në vitin 1962 në bashkëveprim me marinarët rusë është një eveniment që rrallë kush e ka jetuar. Të gjithë e njohim  filmin “Ballë Për Ballë” ,ku tregohet me vërtetësi se sa e rrezikëshme ishte situata  me nëndetset, nga ku mund të shpallej lufta shfarosëse.  “Krye detari” Remzi ka drejtuar anijen  luftarake në detrat Jon dhe Adriatik dhe për remont gjer në Trieste dhe është kthyer gjithmonë faqe bardhë. Anija dhe ekuipazhi që drejtonte ai, ishte në shërbim të nëndetseve, për furnizimin e tyre me gjithëçka.

– Me rusët ishim, bashkëveprus, dublantë të barabartë deri në ikjen e tyre  nga Vlora 1961.-Pas tyre u lidhëm me Kinezët -vazhdon ai -,ndërsa në paradën luftarake të vitit 1964, nuk patëm asnjë ndihmë nga të huajt. Paradën e paraqiti general leitnant, Rahman Perllaku. Pashalimani ishte vendi sekret dhe strategjik i nëndetseve që kishte në pëllëmbë të dorës gjirin e Otrantos . Me Kinezët  u ndertuan  tunelet e nëndetseve në gjirin e Portopalermos. Liridaljet tona ishin drejt Vlorës, ku shkonim me motoskaf . Rrusët ndërtuan izbat e tyre  prej druri dhe ambjente kulturore , në qytetin e orikumit ,ku ne bashkë jetonim kohët e  luftës së ftohtë ,.-

Më shumë se për vehten e tij marinar Remziu , mburret me  fisin e tij , patriotë e atdhetarë  të shquar. Një nga ata është Hamit Rruçi që u vlerësua “Qytetar Nderi“i Libohoves, si antar i shoqatës Vatra të Amerikës e patriot . Ai mburret dhe me dajkot  Shehapin, Sherifin, Faikun  e Bajo Rruçin dhe plakat Aishe , Myzejen , Hatem ,që i kanë dhënë qytetit  të libohovës, djem e nipa dinjitozë. Duke mbyllur këtë intervistë me Remziun, ndihem se i kam bërë një shërbim njerëzve të shquar të qytetit tim, që janë të shumtë  e të çilëve u përulem me respeçt .

Libohovë, 3 janar 2016.

Libohova Online