Në spitalin e Gjirokastrës, lavamanë të palarë, mikrobe dhe vegla kirurgjikale të vjetëruara në sallat e operacionit

‘Fiks Fare’ lëshoi dje për të disatën herë alarmin për rrezikun e infeksioneve që mund të marrin pacientët në sallat e operacionit në disa spitale rajonale të vendit.  Kushtet higjieno-sanitare të sallave të operacioneve, jo vetëm që nuk i përmbushin standardet e duhura, por ambientet e tyre janë burim tepër real për marrjen e infeksioneve të tjera nga pacientët e sapo operuar.

Gazetaret e Fiks Fare së bashku me specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë kryer një vëzhgim në disa spitale rajonale të vendit, ku specialistët kanë kryer analiza. Në disa salla operacioni është gjetur një ngarkese e madhe mikrobike, sidomos  bakterie të E. Colit.

Në disa salla operacionesh mungonin sapunet, dezinfektantet dhe veglat kirurgjikale ishin tepër të vjetëruara. Pjesë e vëzhgimit ishte edhe spitali rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

Nga vlerësimi i sterilitetit të ambienteve të bllokut operator të kirurgjisë së këtij spitali u konstatua dhe evidentua si me poshtë:

1. U ekzaminuan ne total 17(100%) mostra për vlerësimin e ngarkesës mikrobike dhe shkalles se sterilitetit.
2. U evidentua prania e mikrobit patogjen të E.Colit.
3. U evidentua prania e mikrobit patogjen te Pseudomonas auregynosa.
4. U konstatua se ne sallat operatore nuk kishte mangësi te dezinfektanteve per sipërfaqet .
5. U evidentua mos respektim i rregullave Higjeno-sanitare, pasi ne ambientet e bllokut operator ndodheshin disa pajisje jo të kënaqshme që të lënë për të dëshiruar, të cilat duhet të hiqen urgjent.
6. U evidentuan lavamanët shume te palare qe ne inspektim , pastaj dhe me izolim te mikrobeve gram-negative.
7. U evidentua qe cistinat sterile dhe veglat kirurgjikale ishin shume te vjetra, te pandërruara.
8.Ne ambientet e bllokut operator nuk kishin llampa gërmicide .
9. Dezinfektimin e kryenin vetëm me formaline pa neutralizante.