Nepravishta përzgjidhet mes 100 fshatrave në programin për zhvillimin e turizmit rural në Shqipëri

Fshati Nepravishtë pjesë e Bashkisë Libohovës është përzgjedhur për t’u përfshirë në programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural.

Programi i posaçëm kombëtar “Programi i Integruar për Zhvillimin Rural”, financuar nga Bashkimi Europian dhe disa donatorë të tjerë, parashikon përfshirjen e 100 fshatrave shqiptar për mbështetjen e projekteve për zhvillimin e argoturizmit dhe turizmit rural.

Nepravishta është fshati më i madh i njësisë administrative Qendër Libohovë, numëron disa atraksione natyrore dhe kulturore, si dhe ka mundësi të mëdha për zhvillimin e agroturizmit.

©Libohova Online