Nesër festa kombëtare e Greqisë, homazhe në varrezat e Këlcyrës dhe Bularatit. Do të ketë ekstremistë të Agimit të Artë?

Festa kombëtare e Greqisë, të cilën fqinjët tanë e njohin si dita e ‘JO-së’ do të përkujtohet nesër edhe në zonën e minoritetit grek në vendin tonë.

Si çdo vit tjetër do të organizohet një ceremoni përkujtimore për ushtarët grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni do bëjnë homazhe në varrezat e ushtarëve në Këlcyrë dhe më pas në fshatin Bularat në Dropull.

Krahas ambasadores greke në vendin tonë, konsullit grek në Gjirokastër, kreut të PBDNJ  dhe eksponentë të tjerë të minoritetit, pritet që në ceremoni të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal e qëndror në Gjirokastër.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse do të marrin pjesë apo jo përfaqësues të partisë ekstremiste Agimi i Artë, sikundër ka ndodhur në raste të tjera të mëparshme.

©ArgjiroLajm.net