Nesër merr detyrën Prefekti i ri i Gjirokastrës, Astrit Aliaj

Prefekti i ri i Gjirokastrës Astrit Aliaj do të prezantohet ditën e nesërme, për të marrë detyrën nga paraardhësi i tij, Flamur Bime.

Një ditë pas zyrtarizimit të emrit të tij nga kryeministri Edi Rama, Astrit Aliaj niset drejt Gjirokastrës në një atmosferë jo shumë komode. Ai është kontestuar në heshtje nga zyrtarët lokalë të PS-së dhe deputetët e qarkut, të cilët s’kanë ende asnjë reagim për të, qoftë dhe një mesazh urimi.

Nga ana tjeter Aliaj është sulmuar nga opozita si i implikuar në trafikun e drogës dhe lidhje me grupin e Habilajve.

Ndonëse në siklet dhe pa ndonjë dëshirë të madhe, i pranishëm në ceremoni për t’i dorëzuar detyrën e re, pritet të jetë edhe prefekti aktual, Flamur Bime. Megjithatë për më shumë detaje duhet të presim nesër ceremoninë e organizuar me këtë rast.