Nesër mot i keq në të gjithë vendin, ja rrugët ku duhet të bëni kujdes

Moti me diell gati si të ishte pranverë ka përfunduar dhe prej nesër i gjithë vendi do të përfshihet nga ulja e temperaturave. Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme ka shpërndarë një njoftim, ku këshillon qytetarët të bëjnë kujdes, sidomos në akset problematike.

Moti pritet të jetë me vranësira e rreshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në rast emergjencash civile, Prefektët e qarqeve (në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Rrugëve Kombëtare dhe Policinë Rrugore) do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve e forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmentet problematike dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare nga ana e subjekteve të kontraktuara.

MPB konfirmon se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale, si dhe ndaj drejtuesve të Degëve Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për mosushtrim kompetencash në mosrealizimin e detyrave të ngarkuara në aktmarrëveshjet kontraktuale me subjektet private.

Ulja e temperaturave do të shoqërohet me ngrica të theksuara, të cilat në akset rrugore mund të krijojë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të bëhet shkak për aksidente rrugore.

Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:

Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;

B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit;

Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;

Kukës – Kalaja e Dodës; Kukës – B.Curri.

Shkodër – Koplik – Hani i Hotit;

Koplik – Theth;

Shkodër – Tamarë-Vermosh;

Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.

Burrel – Qafë Buall – Bulqizë;

Peshkopi – Maqellarë;

Librazhd –Stërblevë – Peshkopi;